Edhe Adem vazhdon kontratën për dy vite të tjera

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit edhe pak ditë numëron deri në grumbullimin e parë, kur më 6 qershor trajneri Zekirija Ramadani do të fillojë përgatitjet me ekipin për fazën e kualifikimeve të Ligës së Evropës si dhe sezonin e ri të kampionatit të Maqedonisë.

Kryesia e klubit këtyre ditëve ka intensifikuar punët me vazhdimin e kontratave me futbollistët të cilëve u kishte përfunduar marrëveshja.

I fundit që ka vazhduar kontratën me klubin është Ermedin Adem, mesfushorin defensivë, i cili është pjesë e Shkupit që nga viti 2015. Adem ka qenë një nga futbollistë kyç të skuadrës në arritjen e objektivit, duke luajtur në 34 ndeshje, ku ka shënuar tri gola dhe tri herë ishte asistent.

Marrëveshja e re e Shkupit dhe Adem është arritur edhe për dy vite.

Deri më tani nga futbollistë që kanë vazhduar me ekipin janë, Suat Zendeli, Muharem Bajrami, Blazhe Ilijoski, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski dhe Bllagoja Ljamçevski.

Ditëve në vazhdim pritet të rinovojnë edhe disa futbollistë, njëkohësisht kryesia është duke punuar edhe në prurjet e reja.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT