Edhe ekipi i parë në “pushimi të detyruar”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit pasi që vendosi të pezullojë procesin e stërvitjeve të kategorive të reja, nga sot ka pezulluar punën edhe ekipi i parë deri në fund të masave të krizës të rekomanduara nga Qeveria e RMV-s, kundër përhapjes së koronavirusit.

“Si klub me traditë kemi përgjegjësi shoqërore, andaj kemi vendosur që shtabi profesional i trajnerëve dhe të gjithë lojtarët të pezullojnë për kohë të pacaktuar punën, duke u dhënë atyre këshilla dhe rekomandime për të minimizuar rrezikun e Covid-19. “Pushimi i detyruar” do të zgjasë deri në një vendim tjetër, të cilin do ta bëjmë publik si klub, pasi të marrim informacione zyrtare se kur mund të vazhdojë kampionati vendas i futbollit.Porosia jonë është “Qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten dhe të tjerët, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë së bashku si fitues”.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT