Edhe Krupa dorëzohet para Shkupit, sot vazhdojnë stërvitjet

Shpërndaje:

Shkupi ka vazhduar me formën e mirë në fazën e përgatitjeve që po zhvillon buzë liqenit të Ohrit. Skuadra nga Çairi sot ka vazhduar të zhvillojë seancat e rregullta stërvitore, pas nj të diele të lodhshme kur edhe luajti ndeshjen e tretë kontrolluese, duke luajtur ndaj ekipit KF Krupa nga Bosnja dhe Hercegovina. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu shënuan fitore me rezultatin 3:2 (1:1).

Muharem Bajrami duke shënuar golin me kokë

Të parët në epërsi kaluan boshnjakët kur ne minutën e 17-të gol shënoi Koljiç, pas golit të shënuar Shkupi kishte shumë raste për të barazuar,ku fillimisht Emmanuel Mbella kishte rast, më pas Janevski, por në minutën e 24-të, Muharem Bajrami shënoi golin e barazimit, pas krosimit te Besir Isenit. Më këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Jasir Asani në duel

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola dhe atë dy herë shënuan shkupjanët dhe një mysafirët nga Bosnja. Përsëri ishte Krupa që shënoi golin e avantazhit për 2:1 me anë të Ljubeneviç vetëm dy minuta sapo kishte filluar pjesa e dytë, ndërsa Shkupi barazoi nga pika e bardhë me anë të Bajramit i cili shënoi golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 57-të. Gjyqtari kryesor i ndeshjes referoi në pikën e bardhë pasi një nga mbrojtësit e Krupës luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Emmanuel Mbela në duel

Vetëm një minutë para se të dëgjohet fishkëllima e fundit e referit, ishte përsëri Muharem Bajrami i cili shënoi golin e fitores dhe të tretin personal në këtë takim, gjithashtu nga pika e bardhë, ndërsa në zonën e rreptësisë u ndal Husein Demiri.

bunjamin Shabani në duel

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për FC Shkupin po në aq takime kontrolluese që i ka zhvilluar në Ohër. Në ndeshjen e parë fituan Novacit me rezultatin 2:0, me të njëjtin rezultat fituan edhe ndaj Makedonija GJ.P. Takimin e radhës FC Shkupi e luan me 7 shkurt ndaj ekipit të Strugës ku trajneri Ardian Nuhiu do tu jep më shumë hapësirë futbollistëve të rinj, ndërsa një ditë më vonë do të luajnë dhe ndeshjen e fundit në fazën kontrolluese, kundër skuadrës së Ligës së Parë serbe, Borac Çaçak./fcshkupi/

Bujamin Asani në duel

FC Shkupi – KF Kripa 3:2 (1:1)

Stadiumi me bari sintetik Ohër; Shikues 100

Golashënues: Muharem Bajrami 24’, 57’, 89’ FC Shkupi, Koljiç 17’, Ljubeneviç 47’ (KF Krupa)

Shkupi ndaj KF Krupa luajti me këtë formacion: Suat Zendeli, Besart Krivanjeva, Ermedin Ademi, Edis Maliqi, Filip Janevski, Bujamin Asani, Bunjamin Shabani, Muharem Bajrami, Besir Iseni, Jasir Asani, Emmanuel Mbela

Luajtën edhe: Burhan Mustafa, Fatih Ismaili, Husein Demiri, Fisnik Zuka, Dimitrija Llazarevski, Fatmir Arifi dhe Altin Sefo.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT