Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar krizën në kampionat, pasi ka pësuar disfatën e katërt radhazi dhe kjo jo që nuk po krijon raste, por finalizimi mbetet enigmë që ende nuk po i gjendet zgjidhja.
Tani më katër ndeshje sulmi i Shkupit nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa nga ana tjetër janë pranuar pesë sosh.
Sigurisht se edhe në duelin me Renovën ekipi bardhekaltër krijoi lojë sulmuese dhe me shumë raste, sidomos në pjesën e parë, por edhe kësaj radhe u ndëshkuam sikurse në rastin kundër Makedonija Gj.P. por kësaj radhe ishte e kobshme minuta e fundit e pjesës së parë kur nga një kundërsulm Stojanovski i dha fitoren Renovës, që mundë të thuhet se ishte dhe rasti vetëm i nikoqirëve.
Shkupi që në fillim kishte shumë raste me Ustabasin, Angelovin, Serzhinjon, Bilalin e Bajramin, por që të gjitha përfunduan në duart e portierit ose jashtë kuadratit të golit.
Pjesa e dytë ishte e tëra e dominuar nga Shkupi, por kësaj radhe vetëm më posedim topi dhe jo me raste, pasi gjithçka përfundonte para gjashtëmbëdhjetëshit kundërshtar ose në duart e portierit të Renovës. Se Shkupi dominoi këtë lojë janë edhe rivëniet nga këndi, pasi për çairasit ishin nëntë ndërsa Renova kishte vetëm një.
Gjithsesi kjo disfatë nuk do justifikim, andaj mbetemi me shpresë së të dielën kur në Çair do të jetë mysafire Rabotniçki, Shkupi më në fund të kthehet te tri pikët dhe fitorja, që po i mungon tash e katër ndeshje.
KF Renova – FC Shkupi 1:0 (1:0)
Shikues: 150
Arbitra: D. Meçkarovski me ndihmësit D. Nedelkoski dhe K. Lika.
FC Shkupi: Azizi, Ristovski, Bilali, Bajrami (Veliu), Ustabasi (Muharemi), Bradji, Iseni, Ndong, Ismaili dhe Angelov.
Trajner: Umit Karana
KF Renova: Djuric, Abdulla (Mbella), Zuka, Adem, Gafuri (Nuhiu), Velija, Mishkovski, Mustafov, Ramadani (Fetai), Sadiki, Stojanovski.
Trajner: Nikolla Ilievski