Në kuadër të javës së 31 të LPFM-s, skuadra jonë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, edhe pse si ishim dominues në lojë, e sidomos në pjesën e parë kishim shumë raste për të shënuar fitore me rezultat të lartë.
Ndeshja e zhvilluar në qendrën stërvitore të FFM-s, filloi me iniciativë të madhe të Shkupit. Ekipi ynë luajti në gjysmën e mysafirëve dhe humbi dy raste të pastra për gol.
Së pari, në minutën e 15-të, Reginaldo doli përpara portës, por ai gjuajti mbi shtyllë dhe më pas Matej Cvetanovski nuk shënoi nga një situatë kur ishte sy më sy me portierin. Këto ishin dy rastet më të mira në ndeshje në përgjithësi.
Makedonija Gj.P kërcënoi për herë të parë në minutën e 23-të, pas goditjes së Robson nga njëzet metra, por nuk pati kërcënim për Naumovskin. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe në fillim të pjesës së dytë Shkupi bëri përsëri presion.
Ekipi nga Çairi u përpoq përmes me Neton dhe Alvarezin, por rrjeti i Stefkoskit mbeti i paprekur, ndërsa mysafirët përsëri kërcënimin e vetëm e kishin përmes Robsonit nga një goditje e lirë, por Naumovski ishte në detyrë.