Skuadra e FC Shkupi ka luajtur miqësoren e parë në tokën turke, ndërsa për kundërshtarë kishte ekipin nga Kirgistani Neftchi Kockhor. Miqësorja e parë ka përfunduar pa fitues 0-0, duke vazhduar sulmuesit të mos gjejnë portën kundërshtare.
Edhe pse në dy pjesët ekipi ynë ishte dominues, duke pasur dominim total si të topit, ashtu edhe lojës. Në pjesën e parë rastin më të mirë për Shkupin e kishte Darboe Dembo, por që nuk arriti të realizon, edhe në vazhdim kishte disa gjysmë raste përmes Berishës, Sergio kërkoi golin nga distanca, por gjithçka u mbyll në barazim.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjta, por kësaj radhe shansin më të mirë e kishte Besar Iseni, i cili u gjet para portës kundërshtare i vetmuar, por gjuajtja e tij ishte më e fortë se sa duhej, që i mohoi golin. Rast të mirë kishte edhe Suhel Muharemi, ndërsa goditja e tij shkoi mbi portë. Ekipi Neftchi Kockhor kishte vetëm një rast, edhe atë nga një gabim i ekipit tonë, që në kundërsulm kaluan shpejt kundërshtaët, por edhe në këtë rast nuk pati realizim.
Në pjesën e dytë trajneri Qatip Osmani në lojë inkuadroi të gjithë futbollistët nga stoli.
Ishte ky barazimi i tretë pa gola për Shkupin, pas dy miqësoreve në Shkup me Famurtarin e Prishtinës dhe Dritën e Gjilanit. Ndeshja e radhës është të mërkurën (29.01.2020), kur përballë Shkupit është skuadra boshnjake NK Çelik