Disfata e 1:2 përballë “romantikëve” ishte e 5-ta me radhë për skuadrën nga Çairi, që tashmë ndodhet në pozitën e 7-të, por duke mbetur edhe më tutje në vetëm 3 pikë larg Renovës dhe Raboniçkit që janë në pozitën e katërt.
Pjesa e parë e tëra foli në të mirë të Shkupit, që avancuan shumë shpejt me golin e parë të Ustabashit, pas një gjuajtje të fortë të Besar Isenit, ndërsa Jankov në pamundësi për të evituar topin, të njëjtin e devijoi në këmbët e turkut Berat Ustabashi.
Edhe pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, deri në minutën e 63-të, kur Oliver Peev barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 65-të përmes një kundër zbritje të shpejtë, Bazhe Ilijoski të shënojë golin e fitores.
Shkupi në minutat në vazhdim tentoi që të vijë deri te barazimi, por pa patur sukses të konkretizoj disa tentime të sulmit, që u tregua edhe një herë se vështirë po arrijnë të konkretizojnë rastet.