Java e 13-të e Ligës së Parë futbollistike te Maqedonisë është luajtur të shtunën, shkaku që Reprezentacioni i Maqedonisë fundjavën e ardhshme luan ndeshjen kualifikuese kundër Spanjës.
Ndeshja derbi e javës është luajtur ne Tetovë ku janë takuar nikoqiri Renova dhe Shkupi si mysafire.Ndeshja ishte mjaft interesante edhe pse pamë shumë pak aksione nga dy ekipet, të cilat luajtën me shumë rezervë dhe më tepër ishte një lojë taktike.
Renova në pjesën e parë kishte iniciativ në fillim të lojës, ndërsa Shkupi u këndell në pjesën e dytë të 45 minutave të para. Pikërisht në minutën e fundit të pjesës së parë Renova kishte mundësi të shënojë gol, por goditja e Faton Jusufit përfundoi të shtyllë.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, për dallim se trajnerët Qatip Osmani i Renovës dhe Visar Ganiu i Shkupit filluan me zëvendësime. Te Renova ne lojë u futën Valmir Nafiu, Emran Ramadani dhe Murat Adili, ndëra te Shkupi Khalil Lambin dhe Filip Janevski.
Nëntë minuta para perfundimit të ndeshjes ndodhin që pikërisht zëvendësuesi Ramadani të jetë dhe hero i ndeshjes, ku pas një kundërsulmi arriti që të rrezikoj fillimisht portën e Shkupit kur nga vija fundite pastroi Llazarevski, por topi nga Adili përsëri kthehet në këmbët e tij, e që herën e dytë ishte i sigurt për rezultatin 1:0. Deri në fund regjistruam edhe një goditje të fortë të Ramadanit që përfundoi në tranzversale, ndërsa Shkupi kishte disa tentime që nuk sollën ndryshim të rezultatit edhe pse kërkuan golin përmes Osmanit, Ademit, Lambinit dhe Isenit nuk arritën që deri në fund të nxjerrin barazim.
Java e 14-të do të luhet me 16 nëntor, kur në stadiumin e Çairit në Shkup, mysafire do të jetë skuadra e Pobedës, ndërsa deri atëherë shpresojmë që skuadra do të mbledhë forcë për t’ju kthyer fitoreve dhe sa më shpejt për tu larguar nga pjesa e poshtme e tabelës. /fcshkupi/