Edhe një fitore e radhës ndaj Vardarit

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka marrë një fitore të lehtë dhe bindëse ndaj Vardarit me rezultat 3-0 (0-0), në ndeshjen e javës së 25-të. Takimi që u luajt në fushën e blertë të në Çair ofroi shumë raste, shtylla dhe dominim absolut, por pa gola në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë, mysafirët “paguajtën” llogarinë shtrenjtë, pasi ekipi ynë shënoi tri gola për tri pikë dhe fitore shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.

Që nga fillimi futbollistët sulmuan, vardari që kishte ardhur për tu mbrojtur. Skuadra jonë bëri presion dhe pati disa shanse. Në disa raste futbollistët tanë tentuan golin, por në dy prej tyre shtylla ishte aleat i ekipit lokal  Vardarit. E para nuk u përdor nga Groner dhe më pas me kokë Pinter.

Rezistenca e mysafirëve u thye në minutën e 54-të, pasi Dudu Sampaio shënoi me kokë pas krosimit të Trapanovskit për 1-0. Vetëm dhjetë minuta më vonë Marjan Ristovski mori kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht me të kuq u përjashtua nga loja..

Shkupi edhe me forcë edhe me shkathtësi diti të menaxhon epërsinë dhe të ndëshkojë mysafirët dhe vetëm katër minuta më vonë shënuan golin e dytë në rrjetën e Gaçevskit.

Kristian Trapanovski shënoi për të dyfishuar epërsinë (2-0). Bardhekaltërit luajtën sipas planit deri në fund, duke tundur edhe një herë rrjetën e mysafirëve, këtë herë përmes Gronerit për 3-0. Para përfundimit me karton të kuq u ndëshkua edhe Rwatubyaye. Me këtë fitore jemi në kuotën e 51 pikëve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT