Skuadra e Shkëndijës ka marrë tri pikëshin tjetër të radhës, kësaj radhe duke i dhënë disfatën e parë në sezonin pranveror ekipit të Shkupit, që në këtë ndeshje ishte e hendikepuar shkaku i mungesave të mëdha, edhe atë pikërisht në repartin e mbrojtjes.
Shkaku i huazimit kanë munguar Mevlan Murati dhe Sedat Berisha, ndërsa kapiteni Suat Zendeli ishte i angazhuar gjatë gjithë javës në seminarin e organizuar nga UEFA në Beograd, nuk luajti këtë ndeshje pasi që nuk kishte stërvitur me skuadrën.
Në këtë rast Shkëndija e kishte shumë më të lehtë të arrijë te fitorja. Fillimisht në pjesën e parë shumë shpejt kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë dhe ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, Shkëndija shënon edhe një gol me anë të Radeskit në minutën e 52-të, ndërsa për 3:0 në minutën e 64 shënoi Todoroski. Muharrem bajrami në minutën e 72-të shënoi golin e vetëm për Shkupin. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në stadiumin e Çairit në shkup, ku për kundërshtarë ka liderin e tabelës Vardarin, e që njëherit ky duel do të jetë derbi i javës së 24-të.
SHKËNDIJA-SHKUPI 3:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Veles
Shikues: Pa shikues
Gjyqtarë: Dimitar Meçkarovski
Gjyqtarë anësorë: Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski
Delegat: Abdulla Sakipi
Golashënues: Ibraimi 6’, Radeski 52’, Todorovski 63’ (Shkëndija), Bajrami 72’ (Shkupi)
Kartona të verdhë: /
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Cuculi, Ibraimi (Zejnullai 71’), Totre, Radeski, Demiri, Merajiq (Juffo 56’), Todorovski (Shabani 64’), Vujçiq, Jusufoviq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
SHKUPI: J. Bajrami, M. Bajrami, Adili, Akgyn (Maksuti 56’), Iseni, Nuhiji (Arif 75’), Osmani, Petkovski (Husein 64’), Adem, Asani, Llazarevski. Trajner: Visar Ganiu