Në Kratovë , përpos shumë barrierave, të terrenit të vështirë dhe referimit tendencioz të Aleksandar Stavrevit, FC Shkupi arrin që të barazojë 1-1 ndaj Sileksit dhe të shkëput një pikë skuadrës kratovase në garë për kreun e tabelës së klasifikimit.
Goditja e parë e Sileksit shëndrrohet në gol
Pas matjes së forcave në minutat e para , në minutën e 10-të, Stojkoski i pari drejton goditjen drejt portës së Sileksit, por në vendin e duhur është portieri Mitroviq. Vetëm një minutë më vonë, në tentim që të mbajë topin në lojë, Imeri dorëzon te Blagojeviq, i cili kroson në zonë, që në fund braziliani Markos De Oliveira të shënojë më kokë, në këndin më të afërt për 0-1.
Goli i pranuar zgjon futbollistët
Epërsi e hershme e Sileksi, duket se zgjoi futbollistët e FC Shkupit, të cilët kaluan në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Në minutën e 14-të, Krivanjeva drejton një diagonale në zonë, ndërsa Stojkoski godet në këndin më të afërt, por në vendin e duhur është portieri vendas. Në minutën e 22-të Rron Broja është në pozitë ideale për gol, mirëpo gjuajtjen e tij, në këndin më të largët, e ndalon sërisht portieri Mitroviq.
Barazimi me golin e katërt të Iljoskit për FC Shkupin
Në anën tjetër, Sileksi kërkonte golin e dytë në ndërprerjet e lojës. Në një situatë të tillë, kroson në zonë Filipovski, ndërsa Gucev, me kokë, drejton topin mbi portë. Vetëm 7 minuta më vonë , vjen goli i barazimit. Ljamçevski shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Sileksit dhe asiston deri te Blazhe Iljoski, i cili me goditje precize, gjen shtyllën dhe rrjetën e Sileksit për 1-1.
FC Shkupi ndez motorat
Në pjesën e dytë, Sileksi kishte rastin e parë , pas krosimit Paçovskit në zonë, ndërsa në momentin e fundit reagon Suad Zendeli dhe drejton topin në rivënie nga këndi. Në anën tjetër, FC Shkupi kanoset përmes Rron Broja-s, i cili godet ashpër, mirëpo reagon portieri vendas dhe drejton në rivënie nga këndi. Në ato momente FC Shkupi kishte më shumë nga loja dhe ishte tejet i rrëzikshmë në kundërsulme.
Shou i Aleksandar Stavrevit në dëm të FC Shkupit
Në një të tillë, arbitri Aleksandar Stavrev u tregua tejet tendencioz, pasi ndërhyrjen nga shpina ndaj Ron Brojës e gjykon të jetë pjesë e lojës, ndërsa Broja-n e ndëshkon me karton për shkak të simulimit. Në minutën e 65, arbitri Stavrev sërisht dëmton FC Shkupin, kur në një kundërsulm të shpejtë Stojkoski asiston me kohë, ndërsa Iljoski ndalohet në zonë, por për arbitrin kryesor, edhe kjo situatë nuk është dënim për 11 metra.
Bazhe Iljoski gati shënon golin e dytë
Në minutën e 69, Iljoski prodhon një solo aksion në këndin e 16 metrave, por në momentin e fundit nuk është preciz dhe topi shkon jashtë portës. Në minutën e 75 gati autogol për vendasit, pas krosimit të Shabanit në zonë, kur mbrojtja e Sileksit në panikë drejton topin në rivënie nga këndi. Mirëpo Sileksi kishte rastin e fundit në këtë takim, kur brenda zonës së 16 metrave, Gucev drejton topin mbi portë.
Në fund që të dy ekipet u ndan në barazimin 1-1, që kënaq sadopak apetitet e FC Shkupit, që tani fillon të mendon për kundërshtarin e ardhshëm , skuadrën e Skopjes.
Sileks – FC Shkupi 1-1 (1-1)
Stadiumi në Kratovë
Karton të verdhë : Stojçevski, Markos de Oliveira, Filipoviq (Sileksi), Ron Broja, Edis Maliqi, Bazhe Iljoski, Kristijan Stojkoski (FC Shkupi )
FC Shkupi: Suad Zendeli, Toni Tipuriq, Edis Maliqi, Muharem Bajrami (Ermedin Adem), Blagoja Ljamçevski, Bunjamin Shabani, Imer Omeri (Emre Can), Rron Broja, Besart Krivanjeva, Blazhe Iljoski, Kristijan Stojkoski (Alen Jasharoski).
Sileksi: Mitroviq, Blagojeviq, Stojçevski, Filipovski, Markos de Oliveira, Gligorov, Panovski, Timov, Tanushev, Filipoviq.