Ejup Ademi: Së shpejti edhe futbollistë të tjerë do të jenë në familjen e Shkupit

Shpërndaje:

Kryesia e FC Shkupi sot ka realizuar takim me stafin teknik dhe futbollistët, ku fillimisht kryetari i ekipit, Ejup Ademi dhe nënkryetari Suat Alija, u kanë dëshiruar mirëseardhje futbollistëve të rinj.

DSC_1515

Fillimisht fjalën e kishte kryetari Ejup Ademi, i cili tha se ardhjet e reja në skuadër do të sjellin freski të madhe dhe se ekipi do të jetë edhe më i fortë në garën për të siguruar sa më shpejt ekzistencën në Ligën e Parë, e që nëse gjithçka shkon sipas planit, skuadra të shfrytëzojë edhe mundësinë tjetër për të nxjerrë vend në mesin e katër më të mirëve.

DSC_1510

“Fillimisht dua që tani zyrtarisht para jush të prezantoj trajnerin Ardian Nuhiu, i cili ka marrë besimin e plotë të kryesisë dhe shpresoj që do të jetë një pjesë të mirë dhe të suksesshëm të kampionatit. Gjithashtu dua të falënderoj publikisht futbollistët si Bunjamin Shabani, Sedat Berisha, por edhe Burhan Mustafën dhe Fatih Ismailin që pa asnjë hezitim erdhën që të veshin fanellën bardhekaltër. Unë premtoj se shumë shpejtë do të vijnë ditë edhe më të mira për Shkupin. Dëshiroj të falënderoj secilin futbollist dhe anëtar të stafit për sakrificën dhe mundin e dhënë në këtë periudhë që nuk ka qenë fare e lehtë”, ka thënë mes tjerash kryetari Ademi, i cili më tej ka thënë se kryesia po vazhdon të punojë që të sigurojë kushte sa më të mira, por njëkohësisht është në bisedime edhe me shumë emra të njohur të futbollit si nga vendi por edhe nga jashtë që deri në fundjavë të veshin fanellën e skuadrës tonë.

DSC_1524

“Dua që të bëjë me dije se ne nuk do të ndalemi këtu, tani presim që të arrijnë veshjet e reja sportive dhe shumë shpejtë, do të përmirësohen kushtet për futbollistët. Ne jemi në bisedime me 4-6 futbollistë tjerë që deri në fundjavë duhet të vendosin nëse do të jenë pjesë e jona. Ne këtë sezon dëshirojmë të sigurojmë mbijetesën shumë herët dhe nëse do të kemi mundësi pastaj do të luftojmë për pozitë sa më të lartë në tabelë, por jo me çdo kusht. Shpresoj se Shkupi do të vazhdojë të jetë sinonim për të gjithë futbollistët, pasi që dashuria ndaj këtij klubi ka bërë që futbollistët të jenë pjesë e jona”.

DSC_1514

Në fund të gjithë futbollistët janë ndarë të kënaqur nga takimi me kryesinë, ndërsa nga e diela ata do të qëndrojnë në Ohër për 12 ditë rresht, për të zhvilluar përgatitje sa më cilësorë, ku do të kenë edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipe nga vendi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT