Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, kryesia e FC Shkupi është takuar të hënën në mbrëmje për ti bërë një rezyme rezultateve të fundit që janë arritur në këtë periudhë, ku kryetari Ejup Ademi ka diskutuar para të gjithë të pranishmëve. Në këtë mbledhje nuk ka mbetur jashtë as tifo grupi “Shvercerat”, të cilët në krye me udhëheqësin e tyre Omer Bunjaku ishin në element në këtë sezon, duke qenë gjatë gjithë 18-të xhirove lojtarë i 12-të i skuadrës.
Kryetari Ejup Ademi fillimisht kishte folur për rezultatet e klubit, duke e veçuar angazhimin e të gjitha strukturave në klub, pastaj futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe në veçanti theks të veçanti dha përkrahjes që kanë dhënë tifozët me në krye Omer Bunjakun.
“Jemi shumë të kënaqur nga arritja e klubit tonë, ne e plotësuam një nga ëndrrat e kamotshme të qytetarëve tanë por edhe të atyre që e duan Shkupin, pa marrë parasysh se ku jetojnë. Kur të gjithë menduan se Shkupi po i numëron ditët e fundit, ne e ngjallëm atë për ta ngritur në piedestal që të jetë konkurrent me të gjitha skuadrat tjera. E falënderoj për punën e deritanishme secilin që ka bërë edhe sa një grimcë atomi për klubin, por edhe ata që ndoshta nuk kanë pasur mundësi, por së paku kishin mendim të mirë për klubin. Trajneri Zekirija Ramadani ka dhënë një kontribut të çmuar për të rreshtuar përvojën dhe rinin, duke i shkrirë ata në një, që dhanë frytin e vërtet. Jamë shumë mirënjohës dhe falënderues për Omer Bunjakun dhe tifo grupin “Shvercerat”, të cilët i dhanë një imazh krejtëisht tjetër klubit tonë. Kur të gjithë kishin shikuar me syrin skeptik, ne u bëmë më shumë se kryetar klubi dhe kryetar tifo grupi, për tu bashkuar si vëllezër që ia duan të mirë ekipit. “Shvercerat” janë koreografia dhe zëri që e ngritin lartë skuadrën, andaj edhe një herë do të them se me theks të veçantë e çmoj shumë kontributin e Omer Bunjakut dhe të gjithë atyre që ishin krahu më i fortë i skuadrës tonë. Na presin edhe shumë sfida të mëdha, pasi deri në fund të kampionatit ka edhe shumë, por vetëm të bashkuar do arrijmë qëllimet tona të përbashkëta, që Shkupin ta bëjmë skuadër prestigjioze dhe të sukseseve”, ka thënë kryetari Ejup Ademi.
Skuadra e Shkupit të martën do të ketë një darkë me futbollistët dhe stafin, ndërsa të mërkurën pason takimi me gazetarët. Ekipi do të vazhdojë të punojë edhe për disa ditë, pasi luhet edhe një xhiro e skuadrës B dhe më pas pritet që futbollistët të shkojnë në pushim të merituar, ndërsa kryesia do të projektojë planet për fazën e përgatitjeve dimërore dhe planet e sezonit pranverorë. /fcshkupi/