Ekipi prej sot vazhdon përgaditjet në Turqi

Shpërndaje:

Ekipi ynë nga sot e deri me 30 qershor do të jetë në kampin stërvitor në Bollu të Turqisë, aty ku tani më disa vite skuadra përgatitet për fazën e ndeshjeve kualifikuese në garat evropiane si dhe për sezonin e ri.

Kujtojmë se puna e ekipit tonë kishte filluar që nga 31 maji në Çair, e që më pas të vazhdojë në Ohër.

Skuadra sot ka udhëtuar për në Bollu dhe pritet që gjatë orëve të pasdites të zhvillojë dhe një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa nga e shtuna do të ketë nga dy seanca stërvitore.

Për shkak të angazhimeve me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U21, me ekipin më vonë do të bashkohen, Hamza Ramani, Aleks Zllatkov dhe Mario Riçkov.

Padyshim se në këtë fazë të përgatitjeve priten edhe të luhen disa ndeshje kontrolluese, për të parë formën e futbollistëve.

Datat për ndeshje kontrolluese tani më janë caktuar, ndërsa pritet vetëm edhe konfirmimi i ekipeve. Kështu ndeshjet kontrolluese pritet të luhen me 20, 23 dhe 27 qershor.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT