Ekipi po kompletohet, nga 20 janari vazhdojmë në Antalya

Shpërndaje:

Skuadra jonë nga dita në ditë po kompletohet dhe sot i janë bashkuar edhe pjesa më e madhe e futbollistëve që dje munguan shkaku i festës.

Kështu që tani në ditën e dytë ekipi po vazhdon me fazën e lehtë të stërvitjeve. Sigurisht që ekipi nga dita në ditë ashtu sikurse edhe do të arrijnë futbollistët e tjerë, do të bëhet gati edhe për fazën kryesore të përgatitjeve që do të zhvillohet në kampin e Antalyas në Turqi.

Faza përgatitore në vendin tonë do të zhvillohet deri më 20 Janar, ndërsa më pas do të jemi në kampin stërvitor të Antalyas, ku edhe kushtet janë më të mira për punë në këtë fazë të dimrit. Në Turqi ekipi do të qëndrojë deri më 10 Shkurt.

Sigurisht se stafi menaxhues i përgatitjeve ka caktuar edhe datat provizore të ndeshjeve kontrolluese.

Me datë 23 janar do të jemi përballë skuadrës hungareze Haladas, për datë 27 janar presim emrin e kundërshtarit, ndërsa me 31 janar do të luajmë ndaj skuadrës polake Ruch Chorzów. Data të hapura mbeten  4/5 shkurti dhe 09 shkurti, ndërsa për emrat e kundërshtarëve do të ketë njoftim.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT