Klubi i ynë ka filluar me fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku do të qëndrojë deri me 10 shkurt. Ekipi ka në plan të zhvillojë pesë ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme nga Hungaria, Çekia, Polonia, Ukraina dhe Uzbekistani, për të testuar nivelin e lojës dhe për të bërë korrigjime të nevojshme para se të rifillojë kampionati vendor.
Ndeshja e parë do të jetë me 24 janar, kur do të përballemi me ekipin hungarez Haladas, i cili militon në kategorinë e dytë të Hungarisë.
Me 27 janar, luajë me ekipin çek MFK Karvina, i cili është një nga ekipet më të mira të kategorisë së dytë të Çekisë. Me 31 janar, FC Shkupi do të ketë për kundërshtar ekipin polak Ruch Chorzow, i cili është një nga ekipet më me traditë të Polonisë.
Me 6 shkurt, luajmë me ekipin ukrainas Obolon Kyivy, i cili është një nga ekipet më të mira të kategorisë së parë të Ukrainës. Me 9 shkurt, FC Shkupi do të luajë ndeshjen e fundit në Antalya, ndaj ekipit uzbek Qizilqum Zarafshon, ekip ky që luan në Superligën e Uzbekistanit.
Ekipi ynë shpreson që nga këto ndeshje të nxjerrë përvojë të mirë dhe formën ideale të futbollistëve dhe të kthehet në vend pa futbollist të lënduar e gatshme për të vazhduar garën për tituj si në kampionat ashtu edhe atë të kupës.