Eliminim i hershëm nga Kupa e Maqedonisë

Shpërndaje:

FC Shkupi eliminohet në raundin e parë të garës më masovike në futbollin vendorë. Në 1/16 e Kupës së Maqedonisë në futboll, në përballjen e zhvilluar Pehçevë, skuadra e Kit Go mundi FC Shkupin me 2-0. Që të dy golat për skuadrën e Kit Go i shënoi Stojanov, në minutën e 22 dhe 94, duke siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave që vazhdojnë garat në Kupën e Maqedonisë. Ndryshe, nga minuta e 22-të , për shkak të sjelljes jo sportive është përjashtuar nga loja , me karton të kuq, portieri Mirza Durakoviq.

Tani FC Shkupi, pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, do jetë i përqëndruar tek Liga e Parë e Maqedonisë dhe në kuadër të javës së tretë do të jetë mysafirë i skuadrës së Akademia Pandev, më 26 gusht, në orën 16.30.

 

Stadiumi në Pehçevë

Arbitri kryesor: Josip Barton (Tetovë)

Ndihmësit: Darko Jovçevski dhe Aleksandar Gjorçevski (Tetovë)

Karton i verdhë:

Kartona i kuq: Mirza Durakoviq (Kit Go)

FC Shkupi: Igor Aleksov, Toni Tipuriç, Amir Bilali (Besart Krivanjeva 29′), Muharem Bajrami, Abdulkadir Zango, Suhel Muharemi (Jahja Abdulhadi 46′), Bazilio Ndong, Blazhe Iljoski, Stefan Vujçiç (Artan Veliu 61′), Kristijan Stojkoski, Ermedin Adem.

Trajneri : Zekirija Ramadani

KF Kit Go: Durakoviç (Bogdnaovski 22′), Risteski, Sinev, Stojanov, Dujkovski, Tashkov (Stojanov 78′), Kolev, Temelkov, Galevski (Mariç 58′), Dimoski, Nedelkovski.

Trajneri : Trajçe Senev

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT