Eliminohemi nga Europa për një gol të munguar

Shpërndaje:

Skuadra jonë i thotë lamtumirë Europa Ligës, pasi mundet 1:2 nga Pyuniku i Armenisë në ndeshjen e kthimit në Shkup. Barazimi 3:3 në ndeshjen e parë linte Shkupin në pozitë ideale për të synuar kualifikimin në raundin e dytë, mirëpo fillimi i zjartë i miqve solli super gol të Yedigaryan në minutën e 7-të për epërsi 1:0 të miqve.

Shkupi provoi të përgjigjet, mirëpo rivali ndëshkoi hapsirat e lëna pas dhe në minutën e 31-të pas një kundërsulmi Simonyan solli golin e dytë në rrjetën tonë. 

Fraksioni i dytë ishte më i zjartë dhe tanët e nisën me Veliun e hedhur në fushë për të rritur presionin. Kërkohej goli në të gjithë mënyrat, goditëm një herë traversën dhe u humbën edhe të tjera shanse për tu kthyer në lojë. 

Në anën tjetër edhe miqtë lëshuan disa raste të mira për gol kur dilnin në pozitë ideale. Atmosfera e zjartë nuk mungoi gjithë ndeshjen nga publiku i pranishëm dhe ‘Shvercerat’ që nuk ndalonin duke përkrahur djemtë tanë në çdo moment, ndërsa gjërat do të shkonin ka e mira në minutën e 82-të kur Jurina shënon gol për 1:2 dhe kthen shpresat për kualifikim për çka tashmë nevojitej vetëm një gol. Mirëpo tanët u dogjën nga dëshira e madhe, kur fillimisht Serginio përjashtohet me të kuq pas një dueli pa top me një futbollist kundërshtarë, ndërsa në kohën shtesë pas harkimit të Jusufit, Ilievski nuk arrinë me kokë të sjellë barazimin e dëshiruar dhe kualifikimin e ëndëruar. 

Kështu eliminohemi nga eliminatoret e Liga Evropës dhe tashmë skuadra kthen vëmendjen për tu përgatitur për sezonin e ri garues në skenën vendore.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT