Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Shpërndaje:

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales.
Në një ndeshje ku gjatë dy pjesëve dominuam me lojë dhe posedim të topit, nuk arritën të shfrytëzojmë rastet për të eliminuar kundërshtarin.
Që në fillim të ndeshjes, rasti i parë erdhi me Dembon në minutën e katërt i cili goditi me kokë por topi kaloi mbi portë. Rasti tjetër ishte në minutën e nëntë nëntë, ndërsa Diack ishte në rast të përkryer për gol, por ndaj tij pati ndërhyrje e ashpër në zonën e rrezikut, por arbitri Marjan Eckoski nuk tregoi në pikën e bardhë.
Në minutën e 17 përsëri gjysmë rast nga distanca me Diack, por vetëm topi përfundoi në duart e portierit kundërshtar Alçevski.
Nikoqirët kanosjen e parë e kishin në minutën e 35-të, me Nikollovin, i cili goditi nga distance, por Iljazi për mrekulli kontrolloi situatën.
Vetëm një minutë më vonë, Pandevi arrin që të shfrytëzojë një zbrazëtirë te mbrojtja jonë, pasi i vetëm para portierit Iljazi mbeti Tomovski i cili shënoi për 1-0. Nikoqirët patën edhe një rast në minutën e 42, me Ilievin i cili pasi kaloi portierin Iljazi, topin e dërgoi skaj porte,
Në pjesën e dytë përsëri ekipi ynë ishte që kontrollonte lojën, ndërsa në minutën e 64 Dembo arriti që të shënon me kokë pas krosimit të Krivanjevës.
Por barazimi zgjati vetëm pesë minuta, në minutën e 69 Tomisllav Iliev nga vija e 16 metrave arriti që të mashtorojë mbrojtjen për të shënuar në këndin e zbrazët të portierit Artan Iljazi,
Deri në fund kishim edhe disa tentime, por pa konkretizim, e që rezultati mbeti deri në fund 2-1 për Akademija Pandevin.
Tani na mbetet që tu kthehemi ndeshjeve në kampionat, pasi të dielën luajmë në transfertë te Makedonija Gj.P, një duel mjaft i vështirë, ku dy ekipet kërkojmë fitore për të vazhduar garën për kreun e tabelës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT