Eliminohemi nga Kupa, penaltitë vulosën fatin tonë në Kratovë

Shpërndaje:

Rrugëtimi ynë në kuadër të Kupës së Maqedonisë përfundoi në fazën e 1/8 të finales, kjo pasi sot u eliminuam nga Sileksi në Kratovë, edhe atë vetëm përmes ruletit të penaltive.

Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse realisht ishim neve skuadra që diktonim tempo, ndërsa në pjesën e dytë ishim edhe më konkret, kur janë në pyetje rastet e krijuara para portës.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, goli na mungoi, ndërsa pasi 90 minutat nuk dhanë asnjë emër fituesi, ndeshja iu drejtua penaltive, aty ku fati na ktheu shpinën.

Ishim neve të parët që ekzekutuam 11-të metërshat, me Edmundson që shënoi pa shumë problem, mirëpo në serinë e dytë dhe të tretë nuk arritëm të shënojmë, ashtu që në fund duheshe të pajtohemi me disfatën 4:3 në këtë rulet të penaltive.

PJESA E PARË
Pjesa e parë prodhoi një futboll jo edhe aq të mirë për syrin e shikuesit, kjo ndoshta edhe për shkak të lojës së aplikuar të ekipit vendas, që më shumë luante në aspketin fizik, duke ndërprerë shumë aksione tona përmes ndërhyrjeve.

Edhe pse skuadra jonë tentonte të luaj një futboll të shpejtë dhe me pasime të shpeshta, munguan rastet konkrete para portës së vendasve, që në fund i’a arritën qëllimit që të mbajnë rrjetën të paprekur.

Madje fare në fundin e pjesës së parë, ata mund të na ndëshkonin me një goditje nga distanca, që përfundoi vetëm mbi portë.

PJESA E DYTË
Pjesa e dytë nisi shumë mbarë për skuadrën tonë, ndërsa gjithë vëmendjen në 10 minutat e para e morri Fabrice Tamba, që në dy raste rrezikoi seriozisht portën e Xhekov.

Senegalezi fillimisht në minutën e 49-të bëri gjithçka mirë nga krahu i djathtë, duke arritur që të futet në zonën kundërshtarë dhe të godas fuqishëm, mirëpo Xhekov mbron dhe nuk lejon gëzimin e Tamba.

I njëjti mjaft i rrezikshëm u shfaq edhe në minutën e 54-të, duke vënë në mjaft vështirësi portierin vendas, i cili me një intervenim të shkëlqyer, edhe njëherë tjetër nuk lejoi festën e senegalezit në këtë ndeshje.

Tentativën e rradhës për të shënuar e kishim në minutën e 66-të, kur Demir Imeri nga goditja e lirë paraboloi murin e gjallë, mirëpo nuk arriti që të mposht portierin e vendasve, i cili edhe njëherë tjetër doli fitues përballë lojtarëve tanë, të cilët edhe pse kishin në kontroll lojën, duke mos lejuar kundërshtarin të vie në shprehje, nuk arritën të gjejnë golin e shumë kërkuar, ashtu që ndeshja në fund u mbyll me rrjeta të paprekura.

Dhe pasi nuk pati fitues brenda 90 minutave, ishin penaltitë ato që duheshe të vendosin fituesin.

PENALTITË
Serinë në ruletin e penaltive e nisëm neve, edhe atë me mjaft sukses, pasi Edmundson doli të jetë shumë i saktë, duke bërë që FC Shkupi të kalojë në avantazh. Vendasit u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë me anë të Timovskit, ndërsa në serinë e dytë, lojtari i përzgjedhur nga ana e trajnerit tonë, Demir Imeri, nuk arriti të shënojë, duke i dhënë mundësinë skuadrës vendase që të shënojë me anë të Gjorgjievskit dhe për herë të parë të kalojë në epërsi.

Sileksi e dyfishoi epërsinë që në serinë e tretë, kjo pasi Diene goditi vetëm mbi portë, ndërsa Donov ishte i saktë, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij me rezultatin 3:1.

Shpresat tona i riktheu goli i Pinter në serinë e rradhës dhe huçja e futbollistit vendas, Koçoski, mirëpo vetëm për pak çaste, pasi në serinë e fundit, përkundër golit të shënuar nga mbrojtësi ynë, Liçina, i pagabueshëm në anën tjetër doli të jetë Angjeleski, që në këtë mënyrë i siguroi fitoren Sileksit dhe kalimin në raundin tjetër të Kupës.

NDESHJA E RRADHËS
Pas këtij eliminimi në kuadër të Kupës, tashmë skuadra jonë gjithë fokusin do ta përqëndrojë në ndeshjet kampionale, aty ku në fundjavë do të jemi nikoqir të Tikveshit nga Kavadari.

Këtë ndeshje do ta zhvillojmë në stadiumin e Çairit, aty ku shpresojmë të reflektojmë dhe të vazhdojmë garën për vendet që sigurojnë Europën.

Kupa e Maqedonisë – 1/8 e finales
Ruleti i penaltive
SILEKSI

4️⃣

FC SHKUPI

3️⃣

A. Timovski

✔️

J. Edmundson

✔️

M. Gjorgjievski

✔️

D. Imeri

I. Donov

✔️

A. Diene

V. Koçoski

M.Pinter

✔️

D. Angjeleski

✔️

E. Liçina

✔️

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT