Emmanuel Avornyo është prurja e re në klub

Shpërndaje:

Skuadra jonë në vazhdën e përforcimeve ka sjellë edhe një futbollist në repartin e sulmit, fjala është për futbollistin nga Gana, 22 vjeçarin Emmanuel Avornyo, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit.

Karriera e Avornyos është lidhur me një ekip, është skuadra e Premier Ligës ganeze, Bechem United FC me të cilën skuadër ai ka luajtur 68 ndeshje, ndërsa ka regjistruar 11 gola dhe 5 asiste.

Ardhja e Avornyos në Çair te FC Shkupi do të shtojë edhe më shumë konkurrencën e sulmit, ndërsa vet futbollisti ka shprehur emocionet rreth pritjes që i është bërë në ekip.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për pritjen e ngrohtë që kam marrë që nga momenti i bashkimit me këtë klub të jashtëzakonshëm. Unë besoj shumë se është një nder të jesh pjesë e një ekipi kaq të mrekullueshëm. Jam i emocionuar që jam këtu dhe jam plotësisht i përkushtuar për të dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj. Jam gati të jap një nivel të lartë përpjekjeje, vendosmërie dhe përkushtimi në seancat stërvitore dhe në çdo ndeshje.

E kuptoj përgjegjësinë që vjen me veshjen e kësaj fanelle të një klub me traditë dhe histori të madhe të titujve të fituar. Së bashku do të punojmë pa u lodhur për të arritur qëllimet tona dhe për t’i sjellë sukses këtij klubi. Dua të them edhe disa fjalë për tifozët, mbështetja juaj do të thotë gjithçka për mua. Pasioni juaj na shtyn përpara dhe unë premtoj të jap gjithmonë më të mirën për ju. Jam i emocionuar dhe mezi pres të krijoj kujtime të paharrueshme me të gjithë ju. Le ta bëjmë këtë sezon të paharrueshëm!”, ka thënë Emmanuel Avornyo.

Shkupi dhe Avornyo kanë nënshkruar kontratë për tre vite bashkëpunim.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT