Emre Can: Do të japim gjithçka për të fituar

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit nuk kishte aspak kohë për të pushuar pas ndeshjes së të mërkurës, ku në ndeshjen e parë në Çair, arriti të fitojë Pobedën me rezultatin 3:1, pasi nesër në program është java e 31-të. Në këtë rast Shkupi është mysafire e Rabotniçkit, ndeshje kjo që për dy skuadrat ka një peshë të madhe për renditjen tabelare.

Për këtë duel ka folur futbollisti turk i Shkupit, që ka shënuar deri më tani dy gola, edhe atë që të dy golat i shënoi ndaj Pobedës, një në ndeshjen e parë në Manastir dhe një në ndeshjen e fundit në Çair.

“Shkurt ka zgjatur koha ime për tu adaptuar, pasi shpejt u përshtata me ekipin, kemi një shoqërim të mrekullueshëm dhe pikërisht shoqërimi me bashkëlojtarët më lehtësoi adaptimin. Sa herë që luaj jap gjithçka nga vetja dhe mundohem që ta bëjë më të mirën deri sa jam në fushë. Mendoj se nëse do të luajë më shumë, do të shënojë edhe më shumë gola. Ndeshja ndaj Rabotniçkit është e një karakteri shumë të rëndësishëm për mua dhe për klubin. Me fitore eventuale ndaj Rabotniçkit kemi mundësi që të vazhdojmë garën për një vend që dërgon në Evropë. Unë dhe bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë të tjerët në klub do të japim gjithçka nga vetja dhe do ta fitojmë këtë ndeshja, ndërsa tifozët duhet të kenë besim tek ne”.

Orari i ngjeshur i kampionatit padyshim që ka dhe koston e vet, kështu që në duelin e të mërkurës Rron Broja ka pësuar një lëndim në nyjën e këmbës që vazhdon ta ketë të ënjtur, ndërsa edhe më tej lëndimi e përcjell Bllazhe Ilijoskin. Muharem Bajrami gjithashtu ende është me grip, ndërsa dhimbja e gjurit e ka detyruar që edhe Krivanjeva të stërvitet me intensitet më të ulët dhe paraqitja e këtyre futbollistëve për të dielën do të jetë në dyshim.

Por gëzon fakti se për ndeshjen e radhës rikthehet në ekip edhe Bllagoja Ljamçevski i cili vuajti dy ndeshje shkaku i kartonit të kuq, ndërsa në 18-tëshen, pas një pauze të gjatë (shkaku i lëndimit), kthehet mesfushori Stefan Vujçiç.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qyteti të Shkupit “Arena Filipi i Dytë”, me fillim në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT