Ergin Abdul vishet bardhekaltër

Shpërndaje:

Mesfusha e FC Shkupit është përforcuar edhe më shumë, pasi sot ka vënë firmë në kontratën një vjeçare edhe Ergin Abdul, një futbollist i cili pikërisht karrierën e tij e kishte nisur nga akademia e FC Shkupit.

Mesfushori 25 vjeçar që vjen nga lagja e Gazi Babës, pasi që ishte ngritur si futbollist te Shkupi, aventurën e tij futbollistike e kishte vazhduar në ekipe të ndryshe. Fillimisht kishte luajtur në kampionatet turke, e që më pas të transferohet në Gjermani, ku ka qenë pjesë e SC West Köln, SVRS Neubrück, CfR Buschbell  dhe në fund të Viktoria Köln.

“Sigurisht se ndjehem tepër i emocionuar që po rikthehem në klubin amë. Tani po kthehem me një përvojë mjaft të madhe. Jam shumë i kënaqur nga pritja që më është bërë në klub, si nga kryesia, njashtu edhe nga lojtarët. Besoj në aftësitë e mia dhe në gjithë ekipin, duke shpresuar se do të arrijmë rezultate të lakmueshme, duke përmbushur si pritshmërinë e kryesisë, ashtu edhe të tifozërisë. Tifozët këtë vit do të shohin një Shkup më të fortë, për këtë sigurisht se do të kemi nevojë për përkrahjen e tyre, pasi ne do të luftojmë në terren, ndërsa ata si zakonisht në tribun” ka thënë futbollisti Abdul.

Futbollisti 25 vjeçar kishte dy paraqitje të mira me ekipin në Antali në ndeshjet kontrolluese, ku luajti kundër Sepahan dhe Politehnica.

Ergin Abdul është përforcimi i katërt i Shkupit, pasi më parë kishin nënshkruar portieri Enes Azizi, pastaj mbrojtësi Filip Ristovski dhe sulmuesi Berat Jonathan Ustabashi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT