Ernest Osmani: Gati për fitoren e radhës

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Ernest Osmani: Gati për fitoren e radhësKampionati i Ligës së Dytë nuk ka pushim, të martën do të luhet xhiroja e 8-të, ndërsa ekipi i Shkupit do të jetë nikoqirë e skuadrës së Makedonija Gj.P.

Edhe në këtë ndeshje ekipi i Shkupit futet me plot seriozitet duke dëshiruar të vazhdojnë serinë e fitoreve dhe arkëtimin e tri pikëve të plota, duke ikur sa më larg nga ndjekësit tjerë.

Për këtë ndeshje është prononcuar mbrojtësi i djathtë Ernest Osmani, i cili në ndeshjet e fundit ndaj Gostivarit ka treguar një lojë stabile, duke ndalur sulmuesit kundërshtarë.

“Kemi disa xhiro që po i luajmë me intenzitet të lartë, pasi që ndeshjet janë njëra pas tjetrës dhe secila nga to ishte për ne derbi. E keni parasysh se tani secila skuadër që luanë kundër nesh, ka dëshirë të madhe për të na fituar, ndoshta jo për nga rivaliteti por për të tentuar që të jetë e para që do të ndalë hovin tonë. Ne që në fillim të kampionatit e kemi ditur se sezoni do të jetë i këtillë dhe jemi përgatitur shumë mirë, andaj edhe rezultatet nuk kanë munguar. Edhe në duelin ndaj Makedonija Gj.P. do të futemi me të vetmin synim, që ta fitojmë ndeshjen dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve”.

Në duelin ndaj Makedonija Gj.P., do të mungojë Besir Demiri i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (të kuq), në duelin ndaj KF Gostivarit. Gjithashtu te Shkupi do të mungojë edhe Mumin Sallai, i cili po në ndeshjen kundër Gostivarit mori një lëndim, që do ta lërë jasht fushe për këtë duel, duke shpresuar se do të jetë i gatshëm për duelin e të shtunës kundër Napredokut në Kërçovë. / fcshkupi.com /

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!