Familja bardheblu e FC Shkupit shtroi darkën e fundvitit, në pranverë rikthehemi edhe më fuqishëm

Shpërndaje:

Familja e madhe “bardheblu” e FC Shkupit përmes një darke të përbashkët shënoi fundin e stinorit vjeshtorë. Të njëjtin e mbyllëm në mesin e tabelës, me 22 pikë, mirëpo dy fitoret e fundit të njëpasnjëshme na bënë të shpresojmë për një pranverë shumë më të mirë, ku do të tentojmë të nxjerrim maksimumin.

Fitoret ndaj Struga Trim Lum dhe së fundmi ajo ndaj Besës së Dobërdollit në Gostivar, kishte kënaqur edhe pronarët e rinj, që për në pranverë paralajmërojnë shumë ndryshime, thuajse në të gjitha strukturat.

Një gjë e tillë u tha edhe mbrëmë në darkën e përbashkët me lojtarët, ku prezent ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm, Aykut Turan, si dhe Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi.

Në mungesë të presidentit, Yasin Konyali, i cili mungoi me arsye, foli Drejtori Turan. Ai falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë gjatë pjesës vjeshtore, duke paralajmëruar ndryshimet e mëdha në skuadër për pjesën pranverore.

Fjalë rasti morri edhe Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi, i cili gjithashtu falënderoi të gjithë futbollistët një nga një, stafin teknik me në krye trajnerin Erdem Alparslan, si dhe gjithë të pranishmit, pjesë e klubit, që gjithë secili në sferën e vetë kishin dhënë kontributin gjatë këtij gjysmësezoni që mund të konsiderohet relativisht i mirë, kur kemi parasysh se në një periudhë kishte edhe turbulenca, por që në fund gjithçka u mbyll me sukses.

Fitoret ndaj Struga Trim Lum dhe Besës së Dobërdollit ngritën dukshëm atmosferën në skuadër për në fundvit, ndërsa një gjë e tillë prezente ishte edhe në darkën e fundit, e ku në qendër të vëmendjes ishin futbollistët e rinj, Ariton Mehmedi dhe Anes Bajrami, që para gjithë të pranishmëve sollën pak shou, me këngët e tyre të përzgjedhura.

Kujtojmë, 17-vjeçari Mehmedi kishte arritur të debutojë në ndeshjen ndaj Struga Trim Lum, ndërsa gjatë stinorit pranveror besojmë se edhe tjerë futbollistë nga Akademia do të bëjnë një gjë të tillë.

Disa prej tyre veçmë po stërviten dhe po trokasin vazhdimisht në derën e ekipit të parë, që në pranverë do punojë shumë më shumë në këtë aspekt, duke ju dhënë hapësira edhe talentëve të Akademisë.

Ishte kjo pikërisht edhe një ndër kërkesat dhe dëshirat e presidentit Yasin Konyali, që një gë të tillë i kishte bërë me dije Drejtorit Sportiv, Nderim Nexhipi, me këtë të fundit që po punon me shumë përkushtim në këtë drejtim.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT