Mbrojtësi Fati Ismaili ka mbyllur sezonin para kohe. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se mbrojtësi ynë ka këputër miniskusin dhe ligamentin e kryqëzuar të përparëm në gjurin e këmbës së majtë.
Ismaili ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale gjatë ditës së premte dhe mbrojtësin tashmë e pret faza e rikuperimit. Sipas mjekëve të klubit e njejta mund të zgjasë deri në 8 muaj, me çka Ismaili do të ngelet jashtë fushave deri në përfundim të sezonit 2019/20.
Për ekipin, Fati Ismaili do të jetë mungesë e madhe në ndeshjet vijuese të kampionatit dhe Kupës.
Kujtojmë që Ismaili u lëndua në ndeshjen me FC Struga Trim Lum të luajtur me 3 nëntor 2019 në Çair në kuadër të xhiros së 13-të në LPFVM.
Stafi i FC Shkupit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në familjen bardheblu.