Fati Ismaili: Ndaj Strugës t’i kompenzojmë pikët e lëshuara në ndeshjen e parë

Shpërndaje:

Të dielën (03.11.2019) në Çair presim skuadrën Struga Trim Lum për takimin e vlefshëm të xhiros së 13-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Duke lënë pas vetës mesjavën që mbyllëm me sukses fazën e 1/8-ve të Kupës, duke u kualifikuar në çerekfinale, ekipi ka vazhduar me punë për ndeshjen që na pret nesër në kampionat përballë struganëve.

Objektivi mbetet tre pikët dhe fitorja, me bardheblutë që përballë struganëve do të kërkojnë të kompenzojnë pikët e lëshuara në ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafirë në Strugë.

“Po kalojmë një periudhë të ngarkuar me ndeshje në fundjavë dhe mesjavë. Pas asaj të Kupës që e kaluam me sukses të mërkurën, tani të dielën në pret ndeshja me Struga Trim Lum. Këtë sfidë e luajmë në shtëpi dhe pranë tifozëve tanë dhe kemi motiv shtesë që të japim maksimumin për të marrë rezultatin pozitiv. Struga është ekip i ri që udhëhiqet nga një trajner shumë i mirë, ndërsa gjithashtu jemi në formë të mirë me Qatip Osmanin dhe shpresojmë të marrim pikët e plota përballë tyre, duke kompenzuar ato pikë që i lëshuam në ndeshjen e parë si mysafirë”, tha mbrojtësi, Fati Ismaili.

Ekipi në ndeshjen e parë të këtij sezoni me Struga Trim Lum barazoi 1:1. Ndërkohë nesër pranë publikut tonë pretendojmë të marrim pikët maksimale, me trajnerin Qatip Osmani që do të ketë skuadrën e kompletuar përveç Besart Krivanjevës që nuk ka drejtë loje për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin e fundit.

Takimi FC Shkupi vs FC Struga Trim Lum do të zhvillohet të dielën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:30.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT