Drejtuesit e ekipit vazhdojnë punën para merkatos dimërore, duke tentuar të ruajnë grupin e futbollistëve që shihen të rëndësishëm për skuadrën. Njëri prej tyre pas Basilio Ndong dhe Sabit Bilali është edhe mbrojtësi Fati Ismaili.
22 vjeçarit kontrata aktuale që kishte i skadonte në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa Ismaili dhe Shkupi kanë rinovuar të njejtën edhe për dy vite të tjera, duke ‘blinduar’ kështu mbrojtësin në Çair deri në qershorin e vitit 2022.
“Jam duke kaluar periudhë të mirë te Shkupi dhe vlersova që është momenti i duhur që të vazhdojë të qëndrojë ende te kjo skuadër ku jam rritur si futbollist. E çmoj tejmase vlerësimin e drejtuesve ndaj meje dhe mundësinë që më dhanë për të vazhduar të jem pjesë e Shkupit. Shpresojë që mos t’i zhgënjejë dhe të bëjë më të mirën në të ardhmen për fanellën e klubit”, shprehet Fati Ismaili.
Fati Ismaili është futbollist i dalur nga shkolla jonë e futbollit dhe që nga sezoni 2016/17 është pjesë e ekipit të parë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për KF Gostivarin në formë huazimi.