Një ndeshje me shumë dinamikë dhe presion nga futbollistët tanë por që në fund mbaroi vetëm me pikë të ndara ndaj FK Akademija Pandevit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në favor të ekipit tonë me rezultat 3:2, me golat e shënuar nga, Renaldo Cephas (’12), Mamadou Danfa (’37) dhe Walid Hamidi (’45+4).
Edhe pse në shumicën e ndeshjes ishim në dominim total një gol në minutën e ’91 na preu shpresat për t’u rikthyer në Çair me tre pikë të plota.
Rezultati përfundimtar i takimit ndaj FK Akademija Pandev, 3:3.