Skuadra e Shkupit në ditën e fundit të afatit kalimtar ka arritur që të sjellë në radhët e veta futbollist të klasit të lartë, bëhet fjalë për futbollistin malazez Ivan Fatiç, që luan në mbrojtje, por edhe në mesfushë.
Karriera e futbollistit 29 vjeçar është mjaft e pasur, pasi ai ka luajtur një kohë të gjatë ne ekipet e Seria A, duke filluar nga Lece, Verona, Genoa, Cesena, Empoli, Salernitana e deri te Interi. Gjithashtu futbollisti malazez Fatiç ka luajtur edhe për ekipet e Vojvodinës, Rudar Pljevlje, Sarawak dhe së fundi ishte pjesë e Sloboda Tuzla, për të arritur në Çair të Shkupit.
Ardhja e futbollistit Ivan Fatiç pritet të shtunën, kur edhe do të bëhet prezantimi i tij me fanellën e skuadrës, ndërsa Shkupi dhe Fatiç janë marrë vesh për kontratë një vjeçare me mundësi për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër.