Fatiç: Të përmbushim kërkesat e tifozëve dhe kryesisë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës ka përforcuar repartin e mbrojtjes me malazezin Ivan Fatiç, futbollist ky me një bagazh të madh pas vetes duke luajtur në shumë ekipe të Seria A.

Karrierën e tij si futbollist profesionist e kishte filluar te Cërvena Zvezda e beogradit që më pas të fillojë në vitin Chiaso të Zvicrës, prej ku transferohet në Chievo të Seria A dhe vazhdoi rrugëtimin për te gjiganti italian Interi i Milanos. Pas dy viteve me Interin Fatiç luajti edhe me Vicenzan, Salernitana, Genoa, Cesena, përsëri Chievo, Empoli, Verona, Lecce. Më pas luan te Vojvodina, Rudar Plevlja, që në vitin 2015 të luaj në kampionatin e Malajzisë me Saraëak FA, ndërsa sezonin e kaluar ishte futbollist i skuadrës boshnjake FK Sloboda Tuzla.

Në skuadrën e Shkupit 29 vjeçari i lindur në Plevlje arriti të shtunën në mbrëmje, ndërsa debutimin e tij të parë e kishte të dielën në miqësoren ndaj KF Vëllazërimit, ku trajneri Ardian Nuhiu i dha mundësinë që të luajë në 35 minutat e fundit, ku Shkupi fitoi me rezultat 2:1.

Për pritjen te Shkupi dhe përshtypjet e para në skuadrën bardhekaltër nga Çairi ka folur futbollisti, i cili mes tjerash ka thënë se që në takimin e parë, të gjithë e kanë pranuar mirë dhe se ndjehet shumë i kënaqur.

“Që në ditën e parë e kam parë që kam ardhur në një vend mjaft të qetë dhe që më bëri të ndjehem sikurse të jem në familjen time, djelmoshat më kanë pritur mjaft mirë, njëjtë edhe trajneri. Mendoj se ata do të më ndihmojnë mua, por edhe unë ata, jam mjaft i gëzuar që përsëri i kthehem futbollit pasi që kam bërë një pushim prej gjashtë muajve. Pas ndarjes me Sloboda Tuzlën, jam shumë i gëzuar që u jam kthyer stërvitjeve dhe futbollit, kjo është jeta ime dhe shpresoj se të gjithë do të jemi të kënaqur. Nga klubi më kanë thënë se këtë sezon synojnë mbetjen në ligë, ndërsa unë besoj nga ajo që pashë edhe në ndeshjen e djeshme kundër Vëllazërimit se ka një skuadër mjaft të mirë që krijon shumë raste për të shënuar, por që do të na duhet të punojmë shumë për të arritur qëllimet tona”, ka thënë mbrojtësi i ri i skuadrës së Shkupit Ivan Fatiç.

Në pyetjen se sa ka njohuri lidhur me Ligën e Maqedonisë, Fatiç ka shtuar që nuk ka pasur shumë kohë për të mësuar shumë rreth kampionatit. “Të them të vërtetën nuk di shumë për kampionatin, gjithçka kemi vendosur në momentin e fundit të afatit kalimtar, nënshkrova me Shkupin me 31 gusht në orën 24:00, andaj edhe nuk kam hulumtuar shumë për të mësuar për kampionatin, por në bazë të asaj sa kam parë, e di që ka ekipe të forta që kanë shënuar edhe suksese në arenën ndërkombëtare. Unë jam i fokusuar te Shkupi dhe dëshiroj të jap më të mirën nga unë që të përmbushim kërkesat e tifozëve dhe kryesisë”.

Ivan Fatiç ka zgjedhur që këtë sezon te Shkupi të mbajë fanellën me numër 26.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT