Fatih Jusufi debuton me gol në fitoren ndaj Pelisterit

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Sot zyrtarisht ka filluar Liga e të rinjëve në kuadër të kampionatit futbollistik të Maqedonisë. Katër ekipet e FC Shkupit kanë luajtur kundër skuadrës së Pelisterit nga Manastiri, ku dy fitore i kanë shënuar futbollistë tanë dhe dy ata të Pelisterit.

Skuadra e FC Shkupi, kategoria e juniorëve ndeshjen e ka luajtur në Manastir, ndërsa kjo ishte një duel mjaft interesant. Edhe pse ekipi ynë ka dominuar gjatë gjithë kohës, e kemi patjetër të potencojmë se skuadra jonë kishte shumë presion dhe padrejtësi nga ana e gjyqtarëve, por përgatitja e mirë e futbollistëve dhe taktika e trajnerit Erkan Murseli bëri që ekipi ynë të triumfojë. Golin e vetëm të fitores e shënoi Fatih Jusufi, i cili kishte debutim të suksesshëm në fanellën bardhekaltër pasi që erdhi në Çair nga skuadra e Rabotniçkit, e që më parë kishte luajtur edhe te ekipi i Vardarit.

“Sigurisht se ky është një debutim i mrekullueshëm për mua. Jam shumë i gëzuar që kam ardhur te Shkupi dhe shpresoj që do të vazhdoj të jap më të mirën nga unë dhe të shënoj sa më shumë gola, duke i dhënë suksese të një pas njëshme ekipit tonë”, ka thënë pas ndeshjes Jusufi.

Skuadra e kadetëve ka pësuar disfatë me rezultat 1:3 në stadiumin e Çairit, të parët në avantazh kishin kaluar futbollistët e Pelisterit me golin e Damjan Najdovskit, më pas Arben Rrahmani ka barazuar në minutën e 51-të. Në minutën e 64-të Pelisteri përsëri kaloi në avantazh me golin e Bojan Kotevskit, ndërsa rezultatin përfundimtarë 1:3 e shënoi në minutën e 76-të, Boshko Nikollovski.

Skuadra e Pionerëve ka marrë gjithashtu fitore në Manastir, duke shënuar fitore me rezultat 1:2. Fillimisht të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët me golin e Dimitar Jankovskit në minutën e 24-të, ndërsa pastaj e gjithë loja dominohet nga futbollistët e FC Shkupi. Barazon në minutën e 29-të, Altin Sefo, ndërsa golin e fitores e shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Onur Lutfiu.

Disfatë kanë pësuar pionerët e rinj me rezultat 2:0 në Manastir.

Kategoritë e reja të FC Shkupi, gjatë fundjavës që vjen do të kenë për kundërshtarë ekipin e KF Milano nga Kumanova, ku si nikoqir luajnë ekipet pionerët e rinj dhe pionerët, ndërsa si mysafir kadetët dhe juniorët. /fcshkupi/

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!