Fatosat e FC Shkupi 15 gola në rrjetin e ekipit Cool

Shpërndaje:

Në kuadër të xhiros së shtatëmbëdhjetë të Super Ligës për kategoritë e reja FC Shkupi këtë javë zhvilloi vetëm dy ndeshje nga katër, për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësueses së Maqedonisë (U16) në turne ndërkombëtar. Në të dyja ndeshjet futbollistët tanë pësuan disfata.

Juniorët (U19)

Stadiumi KF Fortuna, Hasanbeg

FC Shkupi – Vardar 0:1

Kadetët (U17)

Stadiumi KF Fortuna, Hasanbeg

FC Shkupi – Vardar 1:4

Golashënues për Shkupin: Harbin Bajrami ‘18

Ndeshjet e Pionierëve dhe Pionierëve të rinj janë anuluar për 30 Prill 2016 për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësueses së Maqedonisë në turneun ndërkombëtarë të organizuar nga UEFA. Pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në këtë turne është edhe talenti jonë Besnik Ferati.

Për dallim nga kategoritë e reja, fatosat sot shënuan fitore të thella në tre ndeshje, aq sa u zhvilluan, ndërsa ajo e gjeneratës 2005 (U11) nuk u zhvillua për shkak se kundërshtarët nuk u paraqitën në fushë. Rekorderë këtë javë ishin gjenerata 2002 (U14) me shënimin e 15 golavë dhe asnjë të pranuar.

Gjenerata 2002 (U14)

Stadiumi pranë FFM-së

Cool – FC Shkupi 0:15

Golashënues për Shkupin: Alban Akija (tre gola), Blerim Mustafa (dy gola), Artan Bekteshi (dy gola), Amar Vukel (dy gola), Jasin Mushe (dy gola), Fisnik Musliu,  Elvedin Sinani, Nimetulla Duraku dhe Florent Limani

Gjenerata 2003 (U13)

Stadiumi pranë FFM-së

FC Albion – FC Shkupi 1:5

Golashënues për Shkupin: Samet Rexhepi, Mahir Ajrullahi, Emir Hasani, Baki Zeqiri dhe Arben Hakija

Gjenerata 2004 (U12)

Stadiumi pranë FFM-së

Cool – FC Shkupi 1:5

Golashënues për Shkupin: Jon Çeliku (dy gola), Xhaner Azem (dy gola) dhe Andi Skikuli.

Gjenerata 2005 (U11)

FC Shkupi – FK Vardar 2

Ndeshja është anuluar.

Artikuj

Të ngjashme