FC Shkupi ‘blindon’ Sabit Bilalin deri në vitin 2021

Shpërndaje:

Mesfushori Sabit Bilali do të vazhdojë të jetë pjesë e FC Shkupit deri në muajin korrik të vitit 2021. Drejtuesit e klubit kanë ‘blinduar’ mesfushorin tetovar edhe për një sezon tjetër, duke mos lënë hapësira për ndonjë largim eventual të tij në përfundim të kampionatit 2019/20.

Bilali ekipit tonë iu bashkua gjatë merkatos të verës, me çka në ndeshjet në Liga Europa ndaj Pyunikut bëri diferencën në fushë , ndërsa edhe gjatë sezonit të ri në kampionatin vendor dhe kompeticionin e Kupës ka qenë titullar i padiskutueshëm te ekipi bardhekaltër.

Bilali shihet një nga shtyllat kryesore të repartit të mesfushës tonë së bashku me talentin tjetër të skuadrës, Besar Iseni. Kombinimi i tyre në formacion jep më shumë siguri dhe lojë më të mirë të Shkupit për rezultate pozitive që na çojnë drejt objektivave që ndjekim.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT