Skuadra e FC Shkupi edhe një herë ka treguar se është ekip i madh, duke dëshmuar se është një nga ekipet ku dominon fryma e tolerancës multietnike dhe multikonfesionale.
Kësaj here nënkryetari i FC Shkupi, Suat Alii kishte organizuar me rastin e festës së Fitër Bajramit, që para stërvitjes të ndahet bakllava e ku morën pjesë Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, pastaj i gjithë stafi i klubit, futbollistët, disa nga legjendat e klubit si Mensur Nexhipi, Nexhat Shabani, Arben Nuhiu, Ismet Hajdarpashiq, Zekirija Ramadani, një pjesë e “Shvercerave” dhe drejtorë të disa institucioneve nga vendi.
Ky ishte një moment i mirë për të shpërnda urime në mes vete dhe për të folur lidhur me punën që po bëjnë në klub.
Skuadra e FC Shkupi, prej nesër do të fillojë me nga dy seanca stërvitore, ndërsa së shpejti pritet të mësohet dhe dita se kur do të nisen edhe për fazën e dytë të stërvitjeve që do të zhvillohet me shumë gjasa në Ohër, ndërsa kryetrajneri Visar Ganiu ka filluar që tani edhe të planifikon të bëjë listën e skuadrave me të cilat do të organizojë edhe ndeshje kontrolluese gjatë qëndrimit në Ohër. /fcshkupi/