FC Shkupi firmos me Dembo Darboen

Shpërndaje:

Dembo Darboe është futbollisti që së fundmi firmos me FC Shkupin. Futbollisti nga Gambia i është bashkuar klubit që nga muaji qershor dhe deri më tani ka qenë në fazën testuese, me çka ka përmbushur pritshmëritë e stafit teknik dhe i është ofruar kontratë. 

Palët kanë arritur marrëveshje dhe kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër. 

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e FC Shkupit. Kjo është një eksperiencë e re në karrierën time si futbollist dhe do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të ndihmuar Shkupin drejt sukseseve”, ka thënë gjatë prezantimit, Dembo. 

Dembo vjen nga Gambia, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet si Tallinding United, Real de Banjul dhe Asac Ndiambour. 

Ndërkohë njoftojmë se skuadra ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Abubakar Sal dhe nga sot i njejti nuk është më pjesë e FC Shkupit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT