FC Shkupi: Komunikatë zyrtare

Shpërndaje:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Duke marrë parasysh situatën në vendin tonë që nga dita në ditë numri I të prekurve me virusin COVID-19, ka marrë përmasa të mëdha, ne si klub profesionist kemi marrë pasa shumë më herët, duke vendosur në rend të parë shëndetin e futbollistëve dhe të gjithë të punësuarve që janë në kuadër të FC Shkupi.

Të përkujtojmë se tani disa ditë i gjithë ekipi është në karantinë në objektet e klubit tonë, të akomoduar nëpër dhomat e tyre, ndërsa para dhe pas çdo stërvitjeje bëjmë matjen e temperaturës trupore të tyre, ndërsa njëkohësisht të gjithë janë të obliguar që edhe vaktet e ushqimeve ti hanë në restorantin e FC Shkupi. Kështu që gjithçka është nën kontroll.

Jemi të obliguar që të njoftojmë, që javë më parë kemi bërë disa testime për COVID-19, të disa futbollistëve të cilët kanë rezultuar të jenë negative, ndërsa jemi në koordinim me Institutin për sëmundje infektive për çdo aktivitet që ndërmarrim.

Ne si klub nuk kemi pranuar që të bëjmë testimet në spitalin “Acibadem Sistina”, ndërsa ka disa ditë që kemi bërë kërkesë të testohemi nga Spitali Shtetërorë i RMV-s dhe jemi në pritje kur do të na jepet data për të kryer testime.

Andaj përgënjeshtrojmë të gjitha lajmet e publikuara në portale se FC Shkupi nuk pranon të bëjë testimet për COVID-19, pasi që ne nuk kemi pranuar që të bëhen në spitalin e lartpërmendur.

Edhe një herë do të apelojmë të të gjithë qytetarët e vendit tonë, sportistët, tifozët, ata që e duan sportin, të kenë kujdes maksimal, të zbatojnë urdhrat e institucioneve shëndetësore dhe shtetërore, pasi që situate është vërtet alarmante dhe duhet të bëjmë kujdes për familjet tona, bashkëqytetarët dhe shëndetin tonë.

Urojmë që kjo situatë të tejkalohet më sa më pak të prekur dhe pa humbje jetë njerëzish.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT