Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur kontratë profesionale me talentin, Ariton Mehmedi.
17-vjeçari debutoi të martën në ndeshjen kundër Struga Trim Lum, duke plotësuar ëndërrën e fëmijërisë, ndërsa falë talentit që posedon ky futbollistë, drejtuesit e klubit tonë vendosën që ti ofrojnë edhe kontratën e parë profesionale.
Me Mehmedin kemi firmosur kontratë 3-vjeçare, duke besuar fuqishëm në cilësitë e tij, që shpresojmë se do ti shpalos edhe me fanellën e ekipit të parë.
Mehmedi luan si sulmues krahu (djathtas dhe majtas), teksa i njëjti edicionin e kaluar me ekipin e të rinjëve në 22 ndeshje, realizoi plotë 21 gola.