FC Shkupi në turne me Manchester City e AS Roma

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi tani më po bëhet e fortë edhe me kategoritë e reja, pasi që angazhimi i madh i trajnerëve që kanë këto kategori, kanë bërë që Shkupi të jetë në kampionatet vendore të të gjitha kategorive, në mesin e skuadrave më të mira.

Por Shkupi me gjeneratën U-12, do të jetë pjesëmarrëse në një nga turnet më të mëdha në Evropë, e që do të mbahet në Izmir të Turqisë. Edhe pse turneu “U12 Izmir CUP” po organizohet që nga viti 2013, ka arritur që të ketë skuadra të mëdha, sikurse janë Manchester City, AS Roma, Ajax. Sportin Lisbon, Porto, Athletic Bilbao, Galatasaray, Beshiktash, Fenerbahce, Borusia Monchengladbach, Dinamo Zagreb dhe shumë skuadra tjera, e këtë vit pjesëmarrës do të jenë edhe djelmoshat e FC Shkupi.

Grupet e turneut U12
Grupet e turneut U12

Me Skuadrën e FC Shkupi do të udhëheq trajneri Erkan Murseli, i cili e ka dëshmuar veten me kategoritë e reja duke nxjerrë kampionë skuadrën në vendin tonë. Trajneri Murseli ka thënë se kjo është një nder për te dhe të gjithë të përzgjedhurit, të cilët do të kenë rastin të garojnë krah për krah me ekipet e mëdha.

Pamje nga hapja solemne e vitit të kaluar
Pamje nga hapja solemne e vitit të kaluar

“Për herë të parë po marrim pjesë në një turne kaq të fuqishëm, ku do të marrin pjesë disa nga skuadrat shumë të mëdha evropiane. Ne shpresojmë që me këtë skuadër të arrijmë një sukses duke treguar lojë të mirë dhe të dalim në fund me arritje pozitive. Për skuadrën tonë, por edhe për mua është një privilegj i madh që marrim pjesë në këtë turne majtë të fuqishëm”, ka thënë mes tjerash trajneri Erkan Murseli.

DSC_0055 copy

Turneu i cili do të fillojë me 24 mars, tani më ka nxjerrë dhe grupet, ndërsa skuadra e Shkupit nga 12 grupet, bënë pjesën në Grupin J, ku do të ketë përballëkëto skuadra. Genk nga Belgjika, Konyaspor nga Turqia, Hanover 96 nga Gjermania, Manisa BSB nga Turqia dhe KIA FA nga Irani.

Në këtë turne pjesëmarrje kanë paraqitur edhe katër ekipe tjera shqiptare, është “2 Korriku”, El Clasico dhe Olti nga Kosova, ndërsa Int. Tirana nga Shqipëria. Nga vendet ballkanike do të veçojmë pjesëmarrjen e Dinamo Zagreb nga Kroacia, Sarajeva nga Bosnja, Lokomotiv Plovdiv nga Bullgaria, Panathinaikos nga Greqia.

DSC_0056 copy

Organizator i këtij turneu të madh është FC Altinordu, që është një nga akademitë më të mëdha të futbollit në Turqi, e që ka në pronësi katër komplekse madhështore, me nga 5-6 fusha të mëdha të futbollit. /fcshkupi /

DSC_0067 copy

Emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në “U12 Izmir CUP”:

Baki Aliu, Berat Pilov, Feta Fetau, Aldin Kurti, Idriz Osmanoviç, Enis Buqi, Jon Çeliku, Erion Shuku, Andi Skikuli, Xhaner Azem, Muaz Saliu, Fatih Sherifi, Diedon Ibrahimi, Muamet Ameti, Edin Fera, Daut Lamallari Ubejd Veseli, Suhejb Fazliu dhe Endrit Abduramani.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT