FC Shkupi nis përgatitjet kryesore në Bolu të Turqisë

Shpërndaje:

FC Shkupi pasi mbylli fazën e parë të përgatitjeve në Shkup, duke zhvilluar edhe një miqësore kundër Dritës së Gjilanit (fitore me 2-0), nga sot (e enjte) nis fazën e dytë të përgatitjeve. Eskspedita e përbërë nga futbollistët dhe stafit teknik të FC Shkupit, sot u nis drejt Bolu-s të Turqisë, ku do të vijojë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe garave evropiane, pasi që më 12 korrik, FC Shkupi do të jetë mysafirë i skuadrës skoceze të Gllazgow Rangers, në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për Ligën Evropa. Në kampin stërvitor në Bolu, futbollistët dhe stafi teknik do të qëndrojë deri më 3 korrik, ndërsa në këtë periudhë janë paraparë edhe zhvillimi i 3 ndeshjeve miqësore ose kontrolluese. Tani për tani është e sigurtë se me 24 qershor, FC Shkupi do të mat forcat me skuadrën e Neftçit nga Azarbejxhani. Ekspedita e FC Shkupi do të qëndrojë në Bolu të Turqisë deri më 3 korrik , kur është paraparë edhe kthimi për në Shkup dhe ku do të vijojnë përgatitjet e fundit para sfidës me Glasgow Rangers.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT