FC Shkupi po përgatitet për ndeshjen me Struga Trim Lum

Shpërndaje:

Skuadra përfundoi një tjetër seancë stërvitore në stadiumin e Çairit në prag të ndeshjes kundër kampionëve të Struga Trim Lum (e diel, ora 13:00).

Futbollistët e trajnerit Erdem Alparslan seancën e sotme stërvitore e zhvilluan nën reshjet e shiut dhe motit të ftohtë, mirëpo edhe kjo gjë nuk largoi dot buzëqeshjet nga lojtarët tanë.

Një gjë e tillë më së miri mund të vërehet edhe nga fotot e realizuara në stërvitjen e sotme, ku lojtarët tanë me shumë entuziazëm kryenin të gjitha obligimet e dhëna nga kryetrajneri, që sot më shumë akcent i dha lojës në mbajtjen dhe qarkullimin e topit, kontrollin si dhe posedimin.

Më pas ata provuan gjuajtje edhe nga distanca, ku nuk munguan edhe predhat e kryetrajnerit Erdem Alparslan.

Në stërvitjen e sotme, futbollisti i vetëm që mungoi, ishte sulmuesi Emmanuel Avornyo, ndërsa në lëndime të lehta u ankuan edhe Miçel Pinter dhe Fabrice Tamba.

Këto dy të fundit do të jenë nën vëzhgimin e mjekëve të skuadrës, ashtu që për paraqitjen e tyre të dielën, trajneri do të vendos vetëm pas konsultimeve me ekipin mjekësor dhe me vetë futbollistët.

NA NDIQNI EDHE NË:

FACEBOOK (https://www.facebook.com/fcshkupi1927)

INSTAGRAM (https://www.instagram.com/fcshkupi1927/)

YOUTUBE (https://www.youtube.com/channel/UCm6t59a8SLKSvgeQ04ogtdA)

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT