FC Shkupi shijoi ambientin në stadiumin “Ibrox”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Skupit, pasi zbarkoi pasditën e së mërkurës në trollin skocez dhe pasi u akomoduan në hotel, në orën 19.00 zhvilloi stërvitjen e vetme në stadiumin “Ibrox” në Glasgow, para përballjes gjatë ditës së enjte. Në stërvitjen u paraqitën të githë futbollistët që kishin udhëtuar drejt Skocisë, ndërsa trajneri Zekirija Ramadani dhe stafi teknik, kishte mundësi që të shijojë terrenin dhe të testojnë formën e futbollistëve. Pjesa e pozitive është se nuk ka asnjë futbollist të lënduar, pas stërvitjes së vetme në stadiumin e Renxhersit, ku kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga mediat vendore, të cilët për afër u njoftuan me futbollistët e FC Shkupit, në minutat e para të stërvitjes.

Më pas, në orën 20.30, para mediave vendore u shfaqën trajneri Zekirija Ramadani, portieri Suad Zendeli dhe mesfushori Stefan Vujçiç, të cilët u shprehën pozitiv në prag të sfidës së parë në kuadër të eliminatoreve të Ligës Evropa. Që të tre ishin dakord se futbollistët që do të rreshtohen në ekipin e parë, do të japin maksimumin , ndërsa potencuan qartë se skuadra vendase është favorit i madh në këtë përballje dhe ajo do të jetë nën presion.

Përballja Glasgow Rangers – FC Shkupi do të zhvillohet të enjtën, në stadiumin “Ibrox”, në Glasgow, në orën 20.45.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT