Rezultatet e mira dhe sukseset e FC Shkupi së fundi janë kurorëzuar edhe me mirënjohje për vitin që po lëmë pas nesh. E shtuna e 26 dhjetorit ishte dita kur Televizioni “Art” nga Tetova në bashkëpunim me Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri (LSHFA), shpallën sportistët dhe klubet më të mira për vitin 2015.
Në mesin e më të mirëve FC Shkupi u nderua me tri çmime mjaft të çmuara, duke u marrë mirënjohje për klub më i mirë i futbollit, trajner më i mirë i vitit u shpall Zekirja Ramadani, ndërsa në konkurrencën e futbollistëve në mesin e më të mirëve ishte portieri dhe kapiteni i skuadrës tonë Suat Zendeli.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është zhvilluar në amfiteatrin e USHT-së. Në këtë manifestim sportiv morën pjesë mysafirë të shumtë mes të cilëve Muhamed Sejdini (nënkryetar i FFM), Idriz Gashi, përfaqësues i FSHF-së dhe Igor Angelovski, trajner i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, të cilit iu nda një mirënjohje për sukseset me ish-skuadrën e tij Rabotniçki. /fcshkupi/