Festë në Çair, erdhi fitorja e parë

Shpërndaje:

FC Shkupi shënoi fitoren e parë në sezonin e ri, pasi në stadiumin në Çair , me golat e Viktor Angelovit dhe Blazhe Iljoskit, mundi skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit me 2-1. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kirovski.

 

FC Shkupi regjistroi fitoren e parë në këtë sezon, duke fituar sfidën me 2-1 ndaj Makedonija Gj.P., në një përballje ku dominoi lojën nga minuta e parë, e deri në fund të takimit. FC Shkupi nga minuta e parë solli presionin e madh ndaj portës kundërshtare, ndërsa Basilio Ndong solli kanosjen e parë duke goditur nga 15 metra. Viktor Angelov ishte figura qëndrore në sulmin e FC Shkupit dhe në minutën e 5-të, godet me kokë , brenda zonës, por tentimi i tij përfundon skaj portës. Mirëpo kjo ishte vetëm paralajmërim të ndryshimit të rezultatit. Në minutën e 10-të, Angelov godet ashpër nga gjuajtja e lirë, portieri Jovanovski nuk reagon mirë dhe topi kalon vijën fundore, ndërsa Suhel Muharemi vetëm vërteton golin e avantazhit. Mirëpo arbitri anësor dhe delegati i ndeshjes regjistrojnë Viktor Angelovin, si autor të golit. Në anën tjetër të terrenit, mysafirët gati barazuan shifrat në minutën e 12, pas një gabimi të madh e Toni Tipuriçit, të cilin nuk e shfrytëzon Hristijan Kirovski, ndërsa në momentin e fundit reagon Dakur Bradxhi. Në mesin e pjesës së parë, FC Shkupi lëshon rastin që të dyfishojë shifrat, kur Iljoski asiston brenda zonës, ndërsa Suhel Muharremi  nga 6 metra dërgon topin mbi portë. Kanosja e radhës nga sulmuesit e FC Shkupit erdhi në minutën e 33-të, kur Serzhinjo nga këndi i vështirë dërgon një parabolë që shkon skaj portës së Jovanovskit.

Në pjesën e dytë, FC Shkupi kishte disa raste që të vendos dilemën e fituesit, duke sjell rastet ideale për Suhel Muharemin dhe Viktor Angellovin, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 56-të. Kirovski me një gjuajtje të fortë nga 25 metra barazoi shifrat në 1-1. Goli i pranuar në këtë periudhë vetëm se motivoi futbollistët vendas që të sulmojnë edhe më shumë portën e Jovanovskit. Stojkoski fillimisht kishte rastin që të dyfishojë shifrat në minutën e 58, mirëpo në vendin e duhur është portieri Jovanovski. Pak më vonë Basilio Ndong prodhoi një solo aksion në krahun e majtë, ndërsa goditja e tij ndalet në shtyllë. Dhe momenti vendimtar u regjistrua në minutën e 64-të, kur pas ndërhyrjes ndaj Viktor Angelovit, arbitri kryesor Meçkarovski nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm se të tregojë në pikën e bardhë. Blazhe Iljoski nuk gabon nga pika e bardhë për 2-1.

Në minutën e 83-të, bllokohet gjujatja e Stojkoskit nga 16 metra në tentimin më serioz që të ndryshohen shifrat e takimit. Deri në fund të takimit, FC Shkupi kërkoi kundërsulmet, ndërsa Makedonija Gj.P., nuk kishte forca që të bëj diç më tepër. FC Shkupi tani koncetrohet për sfidën e radhës, të cilën do ta zhvillojë në terrenin e Bellasicës, më 26 shtator.

 

FC Shkupi – Makedonija Gj.P. 2-1 (1-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 2.500

Arbitër kryesor: Dimitar Meçkarovski

Arbitër anësor: Dejan Nedelkovski, Goce Petreski

Kartona të verdhë: Besir Ramadani, Igor Aleksovski, Serzhnjo, Amir Bilali (FC Shkupi), Sabit Bilali, Pecov, Mishevski, Bozhinovski, Rodrigez (Mak. Gj.P)

Kartona të kuq:

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç (Muharem Bajrami 45′), Amir Bilalli, Basilio Ndong, Besir Ramadani (Abdulkadir Zango 71′), Kristijan Stojkoski, Bradxhi, Suhel Muharemi (Jusuf Aliu 59), Viktor Angelov, Serzhinjo, Bazhe Iljoski.

Trajner: Hajati Sojdash

Mak. Gj.P.: Jovanovski, Rodrigez, Mishevski, Bozhinovski, Kirovski, Pecov, Ademi, Sabit Bilali, Tanturovski.

Trajner: Bobi Stojkoski

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT