Nuk kanë kaluar as 24 orë pasi që FFM kishte kërkuar nga klubi ynë që të luajmë të shtunën shkaku se skuadra e KF Pobeda do të luajë ndeshjen e javës së parë të Kupës së Maqedonisë të martën, në orët e pasdites zyrtarë të saj kanë njoftuar se ndeshja do të luhet në terminin e rregullt, ashtu sikurse ishte paralajmëruar në short.
Kështu që i njoftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që ndeshja Shkupi – Pobeda do të luhet të dielën 19.08.2018 në orën 17:00, në stadiumin e Çairit.