Komisioni për liçencim dhe verifikim pranë FFM-së, ka vërtetura ndryshimin e emrit të KF “Korzo” nga Prilepi në KF “Shkupi 1927”.
Lajmi për zyrtarizimin e ndryshimit të emrit edhe në organet e FFM-së, për Alsat-M, u vërtetua edhe nga FFM-ja. Komisioni i Licencave, ka vërtetuar ndryshimin e emrit të Korzos në FC Shkupi 1927 dhe në pranverë kjo skuadër do të luajë me këtë emër, thonë nga FFM-ja.. Kështu pas Regjistrit qëndror edhe FFM-ja, ka zyrtarizuar ndërimin e emrit nga Korzo në Shkupi. Ndryshe ekipi nga Çairi, pas bashkimit me ekipin nga Prilepi, në vjeshtë luajti me emrin e Korzos. Duke filluar nga sezoni pranveror kjo skuadër në Ligën e Dytë të Maqedonisë, do të luajë me emrin “FC Shkupi”.