Më në fund FIFA i ka dhënë dritë jeshile futbollistit francez me prejardhje nga Kameruni, Emmanuel Mbela, i cili në afatin kalimtar të dimrit u bë pjesë e skuadrës së FC Shkupi. Sot në orët e pasdites në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), FIFA ka kthyer kërkesën e futbollist pozitivisht dhe tani është regjistruar si futbollist i Shkupit dhe Mbela do të ketë mundësi që të luajë në ndeshjen e xhiros së 24-të, kundër Pelisterit në Çair. Emmanuel Mbela kishte ardhur të Shkupi që në afatin e janarit dhe ka kaluar gjatë gjithë fazës përgatitore, por duke vazhduar stërvitjet në të gjitha seancat dhe do të jetë një ndihmë e madhe e trajnerit Ardian Nuhiu dhe sulmit të skuadrës.
Të përkujtojmë se Mbela para se të vjen në radhët e Shkupit luante për ekipin e Bylis Ballshit në kampionatin e Shqipërisë, por kjo skuadër nuk i kishte lejuar që të jetë lojtar i lirë, për çka u kërkua edhe ndërmjetësimi i FIFA-s, që sot ka sjell vendim pozitiv me mundësi të menjëhershëm të regjistrimit për Shkupin.
Mbela ka treguar formë të mrekullueshme në të gjitha ndeshjet kontrolluese me Shkupin, duke shënuar disa gola por edhe duke qenë asistent për bashkëlojtarët