Përfundon pushimi dhe fillojnë përgatitjet për sezonin pranveror, për skuadrën tonë FC Shkupi.
Përgatitjet do të fillojnë në Stadiumin e Çairit nga 05 deri më 14 janar dhe të shtunën e 15 janarit, udhëtojmë për në Antalia të Turqisë, ku stafi dhe lojtarët e ekipit tonë do të qëndrojnë në hotelin “Sueno Hotels Deluxe Belek”, për të vazhduar me fazën përgatitore deri më 2 shkurt.
Tashmë janë përcaktuar edhe tri miqësoret e para që do të zhvillohen në Turqi gjatë këtyre ditëve. Kryesia e klubit po punon që edhe më 23 dhe 29 janar të zhvillojmë ndeshje miqësore, por kundërshtarët ende nuk dihen.
18.01.2022
FC Shkupi – KKS Lech Poznan
26.01.2022
FC Shkupi – FC Chornomorets Odesa
31.01.2022
FC Shkupi – FC Akhmat Grozny

FILLOJNË PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR
Shpërndaje:
Artikuj