Filluan bisedimet me menaxherët nga Turqia

Derisa futbollistët e FC Shkupi janë në pushim të merituar, kryesia e klubit po vazhdon me përkushtim punën e saj për të siguruar një sponsor të fortë dhe stabil, ndërsa deri më tani është folur se më afër për të menaxhuar me klubin, janë një konzorcium i kompanive të njohura nga Turqia.

Skuadra e FC Shkupi, më saktë kryetari i klubit Ejup Ademi ditë më parë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit kishte bërë të ditur se ka shumë të interesuar që duan ta marrin klubin në menaxhim, ndërsa interes më të madh kanë treguar kompani nga Turqia. Mirëpo sot në Shkup, ka qëndruar njëri nga menaxherët turk, i cili është edhe si i deleguar nga konzorciumi turk që nga afër të shef se cilat janë kushtet reale të infrastrukturës dhe potencialit real të klubit. Nga bisedimet që po vazhdojnë edhe më tej, është mësuar se menaxheri turk, i cili ka dashur të mbetet anonim, gjithçka është në frymë pozitive dhe se shumë shpejt do të mësohet dhe vendimi përfundimtarë.

Përfaqësuesi turk do të vazhdojë qëndrimin e tij në Shkup edhe disa ditë, ndërsa pritet prej shtatë deri më dhjetë ditë të merret dhe vendimi se cili do të jetë roli i tyre në klub. Gjithsesi ky është nja lajm i mirë për futbollin në Maqedoni, e në veçanti për futbollistët dhe tifozët e klubit, të cilët do të kenë edhe një klub të fortë siç është FC Shkupi, skuadër kjo që kishte paralajmëruar se sezonin e ri do të kërkojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT