Filluan përgatitjet e para për ndërtimin e tribunës

Shpërndaje:

Tani më kur skuadra bardhekaltër po zhvillon fazën e parë të përgatitjeve për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ka filluar dhe faza e parë e përgatitjeve për ndërtimin e tribunës së stadiumit të Çairit.

Në javën e fundit të sezonit 2018/19, skuadra e Shkupit kishte arritur që me fitore ndaj Rabotniçkit, të siguron ven në mesin e ekipeve që do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat Evropiane, ndërsa pas përmbylljes së ndeshjes, tifo grupi “Shvercerat” o kishin bërë pritje futbollistëve, ndërkohë në mesin e atyre që u shfaqën para futbollistëve dhe tifozëve ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. I pari i Çairit kishte premtuar që në afat prej tri javësh do të fillojnë punët, ndërsa kjo ndodhi me kohë.

Në suaza të projektit, fillimisht është e nevojshme të largohet rrethoja e tribunës aktuale që të mund të zhvendoset terreni sportiv dhe të krijohet hapësirë për tribunën e re në anën tjetër të stadiumit. Kjo bëhet në suaza të projektit për ta ruajtur të paprekur hapësirën e Parkut të Çairit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT